Nuk ishte vetëm ai që debutoi, dhe që të gjithë ishin nën “lupën” e mediave. Myrto Uzuni pati një ndeshje të parë mjaft të mirë për Granadën, edhe pse në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit, e bashkë me të për herë të parë fanelën e veshën edhe Petroviç, Raba dhe Arezo. Shqiptari pati momente të mira në pjesën e parë duke rrezikuar dy herë në sulm, ndërsa për 81’ luftoi fort edhe në ndihmë të mbrojtjes. E përditshmja “Marka” i dha një vlerësim pozitiv. “Uzuni u tregua shumë i mirë, duke pasur parasysh kohën e paktë me ekipin. Ndihmoi Nevën për të ndalur sulmet e Realit, edhe pse fillimisht i druajtur, tregoi një pjesë të vlerave të tij me topin”.
Sfidanti.al