“Penaldo ka marrë fund”, thonë tifozët për Kristiano Ronaldon!

Në Champions Ligë nuk është aspak keq, përkundrazi, dhe ky kompeticion ka qenë gjithnjë i preferuari i tij. CR7 ka 6 gola në 5 ndeshje aty këtë sezon, veçse sezoni në tërësi nuk është aspak “rozë”. Me vetëm 14 gola gjithsej (në 25 ndeshje), Kristiano Ronaldo besohet se është në vitin sportiv më të dobët të karrierës, të paktën që kur u bë një lojtar i formuar. Për më tepër, nuk po shënon prej më shumë se një muaji, që nga 30 dhjetori 2021 kur realizoi në portën e Bërnlit në Premier Ligë. Kjo do të thotë se, portugezi ka 37 ditë pa tundur rrjetën, ndërsa duhet të presë deri të martën e 8 shkurtit për ndeshjen e kampionatit në fushën e Bërnlit. Shumë tifozë e tallën në rrjetet sociale pasi humbi penalltinë kundër Midëllsbrout, duke thënë se “Penaldo ka marrë fund”.

Sfidanti.al