O milet i futbollit, dëgjoni e mbani vesh! Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Veliaj, po bën disa “magjira” këto ditë fushate, të cilat po ia kalojnë nga marifeti edhe magjistarit të famshëm, Nadirit. S’e mbani mend magjistarin Nadir? Është ai që do të zhdukte Kalanë e Gjirokastrës, por zyrtarët vendas ia ndaluan numrin nga frika se mbeteshin pa kala! .
Kur e kanë pyetur kryetarin e Bashkisë së Tiranës , zotin Veliaj, për finalen e Konference Ligës, përgjigja e tij e “zhduku kalanë” : ““Për finalen duhen 100 autobusë – sepse bëhet fjalë për një superaksion 48 orësh – duhen tabelat orientuese, reklamat e qytetit, korsitë e dedikuara, parkingjet dhe 2-3 sheshe për tifozët e secilës skuader. Bashkia e Tiranës është 10 me yll në marrëdhëniet me UEFA-n,” u shpreh ai. Ishalla nuk i dëgjon këto fjalë Europa , sepse shumë shpejt do të na sjellin edhe finalen e ..Champions Ligës. S’ka shumë rëndësi që fusha e Air Albanias po lëngon akoma, ka më shumë rëndësi numri i autobuzëve!
Kanë të drejtë në FSHF që e lidhin kokën me peshqir të lagur dhe që po kërcejnë pupthi, kur dëgjojnë të ..padëgjuarën: “ Bashkia e Tiranës është 10 me yll në marrëdhëniet me UEFA-n”. {farë paska ndodhur që FSHF i paska dalë nga zemra UEFA-s dhe vendin e saj e paska zënë Bashkia e Tiranës? Po të jetë fare pak e vërtetë, kjo që thotë kryetari, haram “kurbani dhe buka” jonë për çunat mosmirënjohës të UEFA-s. “Kurbani” është Skënderbeu që e futën në zgafell 10 vite dhe “buka” është bereqeti që dërguam në UEFA, që shefi ynë të futej në “aremin zyrtar” të Kontinentit.
Sfidanti.al