Ky ishte krahasimi që bëri një tifoz në Tuiter, ndërsa krahasoi transferimet tani në janar në ligën e futbollit amerikan, dhe në klubin e madh spanjoll. “Kush është liga e pensionistëve”, – ishte pyetja, ndërsa në MLS shkojnë Xherdan Shaqiri tek Çikago Fajër (Fire) dhe Lorenco Insinje tek Toronto. Që të dy edhe shqiptari i Zvicrës, edhe italiani, janë nga 30 vjeç. Ndërkaq, Barcelona ka përfunduar transferimin e Dani Alveshit 38-vjeçar dhe të 32-vjeçarit Pjer-Emerik Obamejang nga Arsenali. Shaqiri vendosi të shkonte në MLS sepse nuk ishte i kënaqur me trajnerin Peter Bosh tek Lioni, që nuk e aktivizonte shumë. Ai do të bashkohet me ish-drejtorin sportiv që pati tek Bazeli, Georg Haic, që cilësohej në Zvicër si një “mjeshtër”. Shaqiri fiton 350 000 euro në vit tek Lioni, ndërsa nuk dihet sesa do të jetë rroga tek Çikago. Klubi amerikan është gati të japë 1 milionë euro për djalin nga Kosova.
Sfidanti.al