Në Kroaci shënohet pas 18 sekondash, një nga golat më të shpejtë në botë!

Ishte Antonio Marin, autori i kësaj rrjete në stadiumin e Koprivnicës, në ndeshjen e Ligës së Parë të Kroacisë. Futbollisti i Shibenikut shënoi në portën e vendasve të Sllaven Belupos pas vetëm 18 sekondave, dhe ky është padyashim një nga golat më të shpejtë në historinë e futbollit, edhe pse jo më i shpejti. Madje, sipas të përditshmes kroate, “Veçernji List”, ky nuk është as goli më i shpejtë në HNL (Hrvatska Prva Liga). Rekordin e mban Edin Sharanoviç i Kamen Ingradit në 2004-ën që shënoi pas 10 sekondave, pastaj vijnë Mate Jajalo që shënoi pas 12 sekondave, dhe Igor Mostariç dhe Zhen Kuasi shënuan pas 15 sekondave.

Sfidanti.al