Kërri kalon Kobi Brajantin për një rekord të NBA-së

Tri herë kampion dhe numri 1 për gjuajtjet tripikëshe në histori. Nuk ka pak suksese në karrierë Stefën Kërri, por gjithsesi nuk heq dorë nga të tjerët. Në fitoren 122-108, basketbollisti i Golden Stejtit shënoi 40 pikë ndaj Hjustonit, nga të cilat 21 vetëm në periudhën e katërt. Me këtë, ai kaloi Kobi Brajantin si lojtari që ka shënuar më shumë herë të paktën 20 pikë në një periudhë (periodë) të një ndeshjeje. Kërri e ka bërë 37 herë, ndërsa Brajanti i ndjerë kishte arritur në 36. Në Hjuston, Kërri pati edhe 5 topa në tabela, 9 asistë, 1 vjedhje topi, 1 bllokim gjuajtje dhe vetëm 1 humbje topi. E gjitha kjo në 37 minuta lojë. Për momentin, Kërri është në vendin e 50-të në renditjen e shënuesve më të mirë të NBA-së dhe do të arrijë shpejt në 20 000 pikë (i duhen edhe 344).

Sfidanti.al