Romën dhe Murinjon, të gjitha rrugët i çojnë tek … Granit Xhaka!

Së pari duhet të largojnë ish-lojtarin e Napolit, Diauara, për të cilin punon Tiago Pinto. Më pas, Roma do të hidhet në sulm për Granit Xhakën, edhe pse i mbeten vetëm pak orë deri në mbylljen e “dritares së transferimeve” në 31 janar. Zhoze Murinjo e deshi në verë mesfushorin e Arsenalit, por nuk arriti ta merrte, ndërsa 20 apo 25 milionë euro për kartonin u dukën shumë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe dëshira e trajnerit portugez është që patjetër të arrijë te kapiteni i Zvicrës. Xhaka nuk po kalon momentin më të mirë tek “topçinjtë”, aq më tepër pas kartonit të kuq ndaj Liverpulit në Kupën e Ligës, por gjithsesi Murinjo e vlerëson lart. “Mou” duket i vendosur për shqiptarin e Kosovës, ndërsa mesfusha e tij ka nevojë për një lojtarë të fortë, që të rrisë përvojën, forcën fizike, klasin dhe që të ketë më shumë alternativa për të synuar zonën Champions.

Sfidanti.al