Duket e pabesueshme kur dëgjon që pikërisht ai ka vendosur të mos dalë më në fushë. Lojtari më i madh i futbollit amerikan për të gjitha kohët, dhe njëri nga yjet më të shquar të sportit gjithashtu në histori, Tom Bredi, i dha drejtim se kishte ardhur koha ta mbyllte. Në moshën 44-vjeçare, gjigandi nga Kalifornia doli në “pension”, ndërsa ata që kanë luajtur në krah të tij e kanë bërë këtë shumë kohë më parë. Në fakt, përflitej se Bredi do ta mbyllte me sportin, edhe pse shumë pak arrinin ta besonin që kjo do të ndodhte.
Në 22 vjet karrierë në NFL (Nejshënëll Futboll Lig – National Football League), futbollisti (kuorterbek – quarterback) me shtatlartësinë e admirueshme 1.93 metra, fitoi 7 herë titullin kampion, pra SuperBoulin (rekordi individual në NFL), 5 herë Lojtari më i mirë i SuperBoulit (rekord), 3 herë lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa 15 herë u përzgjodh në ekipin e vitit (rekord). Gjashtë tituj i fitoi me Nju Inglënd Petriots (New England Patriots) dhe një titull me në 2020. Ai u bë lojtari më i vjetër në histori që luajti, fitoi titullin dhe u shpall lojtari më i mirë.
Sfidanti.al