Barcelona-Dembele, 4 klube angleze në lojë në 72 orët e fundit!

Shpresa e katalanasve është që gjithçka të ndodhë deri në mesnatën e 31 janarit. Sipas mediave spanjolle, kanë mbetur vetëm 72 orë deri në përcaktimin e fatit të Usman Dembelesë, që do të përcaktonte edhe nëse Barcelona do të fitonte diçka apo jo nga kartoni i tij. Kontrata e sulmuesit francez përfundon në mbyllje të sezonit, dhe në “Kamp Nou” po bëjnë çmos që kartoni i tij të blihet nga ndonjë klub. “Marka” shkruan se janë 3 klube angleze në garë të hapur për të, ndërsa Mançester Siti edhe mund të “lëvizë”. Klubet në garë janë Mançester Junajtid, Njukasëll Junajtid dhe Çelsi, por po ashtu mbetet i hapur opcioni për tek Paris SG. Trajneri Ksavi Hernandez e ka bërë të qartë se Dembele nuk do të luajë nëse do të qendrojë tek Barcelona.

Sfidanti.al