Pogba e Stërling, ka zhvillime për dy yjet në klubet e Mançesterit

Francezi ka bërë një kthesë 180 gradë dhe duket se ka ndërmend të mos lëvizë, ndërsa anglezi ende nuk ka thënë ndonjë gjë, por tek Siti po mendojnë të lëvizin. Pol Pogba besohet se dëshiron të qendrojë tek Mançester Junajtidi, ndërsa kontrata i përfundon këtë sezon. Sipas “Deili Meilit”, kampioni i botës shpreson që Ralf Rangnik të vazhdojë të jetë trajner në “Old Traford” (diçka e vështirë që të ndodhë), dhe kjo do ta bindtte edhe më shumë për të mos u larguar. Paris SG besohet se e kërkon. Përsa i përket Rahim Stërlingut, Mançester Siti synon të nisë bisedimet sa më shpejt me sulmuesin e Anglisë, ndonëse ai disa herë është duket jo edhe aq në planet e trajnerit Pep Guardiola. Kontrata e Stërlingut përfundon në 2023, por “Qytetarët” nuk duan që të presin deri në sezonin e fundit.

Sfidanti.al