Natyrisht, është e vështirë të përcaktohen sesa gola kanë shënuar “bomberat” e së kaluarës, por njerëzit e sotëm që merren me futbollin nuk duan të lodhen shumë me këtë. Jozef Bican, çeku i lavdishëm i shumë kohëve më parë thuhet se ka shënuar 805 e më shumë rrjeta, porse në Dubai i kanë rënë shkurt duke i dhënë Këpucën e Artë të të gjitha kohëve Kristiano Ronaldos. Superylli portugez ka shënuar 801 gola në karrierë deri tani, nëpër ekipet e klubeve dhe te kombëtarja e Portugalisë, dhe iu dha trofeu i krijuar për këtë qëllim, që i takon Çmimeve Botërore të Futbollit (Globe Soccer Awards). Këtë sezon, Ronaldo nuk po ndihet shumë i lumtur me atë që po bën tek Mançester Junajtidi, por ja që ka një arsye për të buzëqeshur.
Sfidanti.al