Natyrisht, nuk dihet nëse do të realizohet, edhe pse mesfushori shqiptar ka edhe mjaft mundësi të tjera. Sipas mediave zvicerane, kartoni i Nedim Bajramit ka kapur vlerën e 12 milionë eurove, dhe besohet se mund të rritet edhe më shumë nëse nuk ndodh ndonjë transferim tani, dhe lojtari kuqezi vazhdon me paraqitjet e deritanishme. Milani thuhet se është i interesuar për 22-vjeçarin, ashtu si edhe Napoli, Lacio apo Sasuolo. Për momentin, Bajrami është tek Empoli me të cilin ka shënuar 6 gola në Serinë A, edhe pse nuk ka luajtur gjithmonë si titullar, dhe kjo është shifër e rëndësishme për një mesfushor.
Sfidanti.al