Për momentin nuk janë, por nuk ka qenë faji i tij për këtë. Dushan Vlahoviç përfundoi transferimin e tij tek Juventusi, duke kaluar vizitën mjekësore e duke firmosur kontratën për 4.5 vjet me rrogë 7 milionë euro në vit, dhe menjëherë foli si lojtar bardhezi. “Do të luftojmë deri në fund për të realizuar të gjitha objektivat tona, – tha ish-sulmuesi i Fiorentinës, – objektiv është për të qenë më të mirët. Juventusi është një familje me traditë të madhe”. Fiorentina do të marrë 75 milionë euro për kartonin e tij, 68 milionë euro menjëherë dhe 7 milionë me klauzola, ndërsa trajneri Alegri shpreson që me Vlahoviçin 21-vjeçar të gjejë golat që i kanë munguar.
Sfidanti.al