Një ish-kuqezi mbyll karrierën, Besart Berisha thotë “Boll ma”!

Është 36 vjeç dhe ndoshta mendohej që mund të luante edhe më tej. Nuk ndodhi kështu dhe Besart Berisha vendosi të varte këpucët në gozhdë për të mbyllur karrierën si futbollist. Shqiptari i Kosovës, lindur në Prishtinë, gjykoi se kaq ishte mjaftueshëm pas 18 vitesh si profesionist. Pasi e nisi me Tenis Borusian e Berlinit, ai veshi fanelën e famshme të Hamburgut për tre sezone, ndërsa “brodhi” nëpër Danimarkë, Angli, Norvegji, sërish në Gjermani, për të “emigruar” në Australi që nga viti 2011. Me Brisbejn Roursin, Melburn Viktërin dhe Uestern Junajtidin luajti për 9 vjet, ndërsa provoi edhe Japoninë për 2 edicione në Hiroshimë. Në 2021 u bashkua me Prishtinën, por luajti shumë pak. Besart Berisha luajti 17 ndeshje e shënoi 1 gol për Shqipërinë, dhe pati 1 ndeshje për Kosovën. Në karrierë ai pati 357 ndeshje, në të cilat shënoi 177 gola.

Sfidanti.al