Australian Open, fiton Barti apo çudia e këtij viti, Danielë Kollins?!

E quajnë një “fuqi” të tenisit edhe pse sot është 28 vjeç, pra aspak një zbulim i ri. Gjithsesi, nuk ia vlen të merremi se kush ka qenë Danielë Kollinsi, sepse amerikania po shkëlqen pa limit në Australian Open. Tenistja nga Florida triumfoi ndaj polakes së fort, Iga Sviontek, madje bëri shumë përshtypje dominimi i saj me setet 6-4 e 6-1. Arritja në finale në Melburn është suksesi më i madh në karrierë për amerikanen, ndërsa ka qenë në çerekfinale në “Rolan Garos” dy vjet më parë.

Përballë saj do të jetë Eshli Barti, heroina vendase dhe numri 1 i botës për femra, e cila u kualifikua për në finale me fitoren amerikanet tjetër, Medison Kejs. Edhe australiania pati epërsi të madhe duke fituar setet 6-3 e 6-1, pavarësisht se Kejsi ishte më mirë në shërbimet e para. Barti është 25 vjeç dhe doli kampione në “Rolan Garos” në 2019, si dhe në Uimbëlldon në 2021. Në Lojrat Olimpike verën e kaluar, gjithsesi, ajo doli e treta duke fituar medaljen e bronzit. Padyshim që numri 1 i botës është favorite për finalen, veçse Kollins ka treguar se këtë herë mund të përballojë çdo sfidë.

Sfidanti.al