Fjala është përballjen në Champions, me ndeshjet e raundit të dytë që luhen në 15 shkurt e 9 mars! Ish-kapiteni i Realit të Madridit, sot tek Paris SG, është kthyer në formë pikërisht tani kur duhet fare pak deri në përballjet e mëdha. Do të thotë se qendërmbrojtësi 35-vjeçar spanjoll do të mundet të jetë përballë ish-ekipit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, ku fitoi gjithçka dhe ku është një legjendë. “Jam i lumtur që luajta 90 minuta, – tha ai pas ndeshjes me Reimsit në ligë, – që shënova golin tim të parë me PSG-në. Shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjerë. Kam 3 javë që stërvitem me grupin dhe po fitoj ritmin e ndeshjeve”. “Ne po luftojmë për çdo trofe, – vazhdoi spanjolli, – duam kampionatin, kupën dhe Championsin. Është momenti më i mirë për të ardhur në formë”.
Sfidanti.al