Sa e vështirë, Reali me 6 mungesa në Kupë ndaj Bilbaos!

Synon trofeun, ndërsa beson se mund t’ia dalë edhe në La Liga, por gjithsesi nuk do ta ketë të lehtë. Në futboll rrethanat mund të kombinohen në mënyrë të tillë që të të krijojnë probleme, dhe të tilla do të ketë Reali i Madridit në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Atletikut të Bilbaos. Ndeshja çerekfinale do të jetë në “San Mames”, një stadium me atmosferë të vështirë të vizitorët, dhe Karlo Ançelotit do t’i mungojnë 6 lojtarë. Siç shkruajnë mediat spanjolle, Kasemiro, Militao, Vinisius, Rodrigo, Valverde dhe Marselo nuk mundet të luajnë. Katër brazilianët (Kasemiro, Militao, Vinisius, Rodrigo) do të luajnë me kombëtaren në 2 shkurt, Valverde po ashtu në 2 shkurt luan me Uruguajin. Marselo është i pezulluar. Gjithsesi, Reali shpreson që Brazili të mos i thërrasë lojtarët, meqë është i kualifikuar për në Botëror.

Sfidanti.al