“Brurima” e Jokiçit, tripëll dabëll me 49 pikë të shënuara!

Jo më kot në SHBA thonë se ai do të jetë sërish kandidat për lojtarin e vitit, ndonëse Janis Adetokumbo, Kevin Duranti apo Lebron Xhejms nuk do të dorëzohen aspak lehtë. Nikola Jokiç dha një tjetër provë të talentit të tij të pamasë kur realizoi një tripëll dabëll duke shënuar 49 pikë në fitoren e vështirë të Denverit ndaj Los Anxhelos Klipersave. Sfida u vendos në fund me vetëm dy pikë diferencë, 130-120 pas kohës shtesë, ndërsa basketbollisti nga Serbia shënoi 49 pikë, kapi 14 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, plus pati 3 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje, me minusin e vetëm 5 topat e humbur. Ai u tregua i saktë në gjuajtje (3-5 për tri pikë) duke gabuar shumë pak, ndërsa luftoi në të dyja tabelat duke kapur 7 topa në sulm. Në renditjen e NBA-së, Jokiç është lojtari më i vlerësuar me pikë (37.1), ndaj 33.2 të Adetokumbos, 31.2 të Embijdit apo 31 të Lebron Xhejmsit. Denveri është në vendin e 5-të në Perëndim me 23 fitore e 20 humbje.

Sfidanti.al