Edhe kryetari Veliaj kundër Dukës? Këtu ka tradhëti burra..

Dikur, një gazetar i vjetër, kur po gjykonte një 11 metërsh, ka thënë: “ Duket sikur duket, por nuk duket”. Edhe zgjedhjet për fronin e presidentit, të atij që do mjelë “lopën e futbollit” duken sikur duken, por nuk duken qartë! Një gjë po shfaqet ndryshe : politika e madhe nuk po fshihet pas kuintave, por ka dalë në skenë me pompozitet, por me dyshimin se cilën lojë po bën.Sikur 4 vite më parë, Bashkim Fino bëri një betejë vetmitare dhe i tradhetuar , nga ato që mund të pagëzohen “ I vetëm trim në luftë”..

Ka njerëz futbolli që u është rritur shpresa se më në fund do të dalim nga zgjedha e diktatit. Ka të tjerë që dyshojnë bukur kur thonë se loja është e tillë: do iki “pronari”, por pas do të na lërë ..yzmeqarin! Dhe kur në lojë futet politika, edhe bastet ngrejnë duart lart! Më konkretisht:, ditë më parë u shfaq zoti Rama dhe shpartalloi teorikisht bashkitë që luajnë “bixhozin me top ” me paratë e popullit.

Pas tij, doli edhe kryetari Veliaj, që e ngriti më lart stekën e fjalorit negativ se shefi i tij : “ Nuk do të lëmë që llumi i Shijakut të drejtojë Tiranën..” Cili është llumi i Shijakut? Kur qënka llum, pse nuk meriton të ketë emrin konkret? Edhe kyetari , lojtar i ri në këtë lojë votash, s’ka leje ta çojë deri në fund..

Edhe pse të gjithë e dimë se cili është “magjistari” që avullon milionat që vijnë nga FIFA apo nga UEFA, këtë nuk e mësojmë edhe nga vetë kryetari Veliaj kur pyet me pompozitet politikani : ku janë 2,1 milion dollarë që erdhën nga Covidi?

Sfidanti.al