Njëri nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror pas vitit 2000 rrezikon ta provojë mirë se çdo të thotë një vendim i tillë i sistemit të drejtësisë. Robinjo duhet të shlyejë 9 vite burg, sipas asaj që vendosi Gjykata e Kasacionit në Itali, i akuzuar për përdhunim të një vajze 23-vjeçare që thuhet se është shqiptare. Vajza ishte 23 vjeç në vitin 2013, ndërsa u deshën 8 vjet për të arritur deri në këtë përfundim. Robinjo e kundërshtoi vendimin duke thënë se vajza ishte e dehur në momentin e ngjarjes, se nuk mban mend asgjë dhe se po gënjen, pra thekson se gjithçka ndodhi me dëshirë. Robinjo e ka lënë futbollin, ndërsa pritet që drejtësia italiane të bëjë një kërkesë ekstradimi në Brazil.
Sfidanti.al