Është krijuar me të vërtetë një problem në “Old Traford” me një legjendë, që nuk dëshiron të pranojë se mund të preket. Kristiano Ronaldo u bë menjëherë çështje mediatike në Angli, që pa përfunduar ndeshja e Mançester Junajtidit në fushën e Brentfordit, sepse u ankua shumë dhe protestoi që u zëvendësua. Trajneri Rangnik vendosi ta nxirrte nga fusha bashkë me Mejzën Grinvudin, ndërsa portugezi dëshironte të vazhdonte për të shënuar qoftë edhe një gol. Derisa doli nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës.
Ai nisi të fliste me vete kur doli nga fusha, duke hedhur fanelën përtokë. Duke mos e zënë vendi, e duke mos u ulur në stol, CR7-ta përsëriste të njëjtat fjalë duke treguar me dorë nga gjoksi i tij, “përse mua, përse mua”! Nuk dihet sesi mund të jenë raportet me trajnerin pas këtij zëvendësimi, ndërsa tek Juventusi ai nuk i pati aspak të mira me Sarrin sidomos, por edhe me Piolin në raste të tilla. Mançester Junajtidi fitoi 3-0 për Premier Ligën me gola të shënuar nga Entoni Elanga, Mejzën Grinvud dhe Markus Rashford, pikërisht ai që zëvendësoi Ronaldon. “Djajtë e kuq” kanë 35 pikë në 21 ndeshje duke qenë në vend të 7-të, por jo larg zonës Champions.
Sfidanti.al