Ulje rroge? Bajerni duket se po e provokon Levandovskin!

Si mundet t’i kërkohet diçka e tillë një futbollisti që mbetet jo vetëm më i miri i ekipit, por që është dy herë radhazi Lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s? E pra kështu po ndodh në Mynih, sepse lajmet janë që Bajerni i ka propozuar Robert Levandovskit rinovim kontrate me dy vjet të tjera, por me kusht për të ulur rrogën. Superylli polak fiton 25 milionë euro në sezon, sipas asaj që tregojnë mediat bavareze, ndërsa nuk dihet sesa mund të jetë ulja. Nga ana tjetër, Bajerni po bën një përjashtim për një lojtar të veçantë duke i ofruar 2 vjet deri në 2025, sepse politika e klubit është për rinovime 1-vjeçare për futbollistë mbi 30 vjeç. Gjithsesi, duke pasur parasysh se drejtuesit kanë takuar Mino Raiolën, të interesuar për Erling Halandin, duket se ata po i bëjnë një provokim Levandovskit për të parë se derisa mund të pranojë ai. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në këtë histori.

Sfidanti.al