Stadiumi “Air Albania” u ingurua si shtëpia e futbollit apo e dhunës ?

Sa pyetje lindën pas derbit Tirana- Vllaznia. Pse kaq shumë dhunë për kaq pak futboll? Si ka mundësi që në ndeshjet derbi, dhuna përhapet më shpejt se Covidi në Air Albania? {‘po kurdiset kwshtu , që mu në stadiumin që politika e pagëzoi si “më të bukurin në Ballkan”, ia dorëzojmë rregullisht barbarisë e cila na “pagëzon” me stola kokës dhe me tymra që nxjerrin jashtë loje edhe sytë? Pale kjo policia , kaq shumë e armatosur për të zaptuar një stadium me një tufë tifozësh, që na hyn dhe na del nga stadiumi sikur të jetë duke luajtur ndonjë film..

Dhe në fund, pyetja që do të kishte qënë e para: Pse Tirana ishte kaq e vdekur pas pushimeve të dimrit , si ka mundësi që kjo Vllaznia kaq e pashme në lojë dhe vizionare me topin , të dominojë totalisht gjithë ndeshjen , t’ia bëjë të gjitha “qokat ” rivalit që kryeson rrejshwm me pikë , me përjashtim të golit! Nuk qënka më e vërtetë ajo shprehja shkodrane se me ken shkodran tana i ban! Të luash si Vllaznia dhe të marrësh një pikë, mund të shijohet si humbje.. madje edhe për peqshir të lagur. Të luash si Tirana dhe të marrësh 1 pikë, kjo është seç është. Duket sikur kur i gjalli ndau pjesën barabar me atë që mbylli sytë, gati si një fikje klinike, për 90 minuta !

Sfidanti.al