Legjenda e Levandovskit, i pari me 300 gola në Bundesligë pas Gerd Mylerit!

E bëri sipas stilit të tij, në mënyrën më të mirë të mundshme. Robert Levandovski e shtoi legjendën e tij si yll i Bajernit, dhe ish-yll i Dortmundit, duke arritur 300 golat në Bundesligën gjermane, i dyti lojtar i historisë që e bën pas Bomberit të Kombit, Gerd Myler. i duheshin 3 rrjeta dhe i shënoi në portën e Këlnit, madje brenda në stadiumin e “dhive”, në një ndeshje që pritej me shumë “spec”, por që u zgjidh fare lehtë me fitoren 4-0. Polaku shënoi në minutën e 9-të, 62-të dhe 74-ët, ndërsa një herë realizoi Korenten Toliso në 25’.

Levandovski ka 226 gola në Bundesligë për Bajernin dhe 74 për Dortmundin, pra me 300 goditje në 369 ndeshje. Me bavarezët është në nivele fenomenale, pasi 226 golat i ka shënuar ne vetëm 238 ndeshje, më shumë se 0.9 gola për ndeshje. Në karrierë, Leva ka 520 gola me klubet dhe 74 me Poloninë, pra i duhen edhe vetëm 6 që të arrijë në 700, diçka që mund ta bëjë të sulmojë rekordin e Kristiano Ronaldos (mbi 800) apo Jozef Bicanit, ndërsa pritet të kalojë Pelenë, Mylerin, Romarion, Pushkashin e Mesin.

Sfidanti.al