Ish-kampionët pësuan një humbje dërrmuese me Miluokin dhe padyshim morën një mësim. Duket se Stefën Kërri dhe shokët e tij arritën të reagonin, madje pa e pasur fare Klej Tompsonin e Drejmond Grinin në përbërje. Suksesi i Golden Stejtit ishte i menjëhershëm 138-96 madje në fushën e Çikagos! Ja pra, kjo ishte vërtet një fitore e madhe! Kërri shënoi vetëm 19 pikë, por Pul shtoi 22 e Uigins 21. Ndërkaq, edhe Dallasi pati një fitore të ngjashme me atë të Golden Stejtit, 112-85 në fushën e Memfisit, ekipit që po habiste NBA-në. Luka Donçiç shënoi 27 pikë dhe pati një tripëll dabëll me 12 topa në tabela e 10 asistë, ndonëse e humbi gjashtë herë topin. Natyrisht, ai nuk ishte vetëm i ndihmuar nga Hardëuej, Branson, Kris apo Pauell. Për Memfisin, Xha Moranti nuk shënoi dot më shumë se 19 pikë duke u mbuluar fort. Golden Stejti është në vend të dytë në Perëndim (31 fitore, 11 humbje), ndërsa Dallasi i 5-ti (23-19).
Sfidanti.al