Niko Uilliams, heroi “arab” i Atletikut të Bilbaos!

Është vetëm 19 vjeç dhe nuk pritej të ishte protagonisti i madh. Gjithsesi, ndodhi ndryshe me Niko Uilliamsin, lojtarin adoleshent të Atletikut të Bilbaos që shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Atletikos së Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Ndeshja në Arabinë Saudite u zgjidh në 81’, ndërsa 19-vjeçari kishte në fushë vetëm 11 minuta pasi u aktivizua si zëvendësues. Një fitore e madhe dhe me përmbysje për baskët, që janë kampionë në fuqi të Superkupës pasi mundën vjet në finale Barcelonën e Mesit. Dy golat e përmbysjes erdhën në 4’, pasi më parë barazoi Jeraj Alvarezi. Uilliamsi, pas golit të dytë, shkoi tek tribuna për të festuar me mamanë dhe familjarët që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen. Ata nuk u takuan dot sepse nuk i lanë rojet e sigurisë, por ishin aq afër si biseduan. Ndërkaq, mediat në Spanjë shkruajnë se Bilbao ka bërë gati rinovimin e kontratës për 19-vjeçarin.

Sfidanti.al