Ka qenë trajner i tij, si dhe ka qenë vetë një legjendë e tenisit. Boris Beker, një njeri i veçantë i kohës së tij, flet për një tjetër njeri të veçantë të epokës së sotme, Novak Gjokoviçin. Pas asaj që po ndodh në Australi, ish-ylli gjerman parashikon sidomos një javë të parë të vështirëë për numrin 1 të botës në Grand Slemin e parë të vitit, nëse do të marrë pjesë. “Jam i sigurt se do ta vërshëllejnë dhe shajnë, – tha Bekeri, – por, ai është mësuar me këtë. Ai ka qenë gjithnjë një djalë rruge, që ka luftuar kundër parashikimeve për të pasur me vete publikun. Kështu ndodhi vjet në finalen e US Openit”. Bekeri thotë se në fund të fundit respekton zgjedhjen e Novakut nëse do të vaksinohet apo jo, ndonëse thotë se e këshillon që të vaksinohet për ta pasur më të lehtë në Rolan Garos apo Uimbëlldon.
Sfidanti.al