Formacionin do ta ketë më të plotësuar sesa kundërshtari kjo duket e sigurt. Interi do të ketë më pak probleme sesa Juventusi për superkupën e nesërme në “San Siro”, ndonëse trajneri Simone Inzagi nuk dëshiron të flasë për titullarët. “Është një Superkupë dhe kam luajtur disa finale, – thotë ai, – mendoj se Juvja është ekip më i mësuar sesa ne me këto ndeshje. Në finale nuk ka favoritë, pavarësisht se ku luhet, dhe duhet të përgatitemi për një ndeshje të vështirë. Do të ketë momente kur Juvja do të na sulmojë, dhe duhet të dimë ta përballojmë”.
Për Interin kthehet Edin Xheko që pritet të luajë titullar në krah të Lautaro Martinezin, pra do të jetë sulmi normal. Në mesfushë po ashtu do të jenë lojtarët kryesorë si Barela, Brozoviç, Çalhanoglu apo Perishiç. Inzagi ka fituar dy superkupa në stolin e Lacios, që të dyja ndaj Juves dhe suksesi i nesërm do të ishte i treti, po aq sa Alegri.
Inter (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Lautaro Martinez, Xheko.
Sfidanti.al