Kush tha se Dortmundi është vetëm Halandi? Bajerni e kuptoi!

Diferenca me kreun mbetet e rëndësishme, por afrimi u krye. Nuk është gjë e vogël që Borusia të ngushtojë largësinë ndaj vendit të parë të Bundesligës nga 9 në 6 pikë, madje në mënyrë dramatike dhe me karakter, diçka që jo gjithnjë i ka shkuar për shtat kësaj skuadre këtë sezon. Suksesi 3-2 në Frankfurt nga Dortmundi tregoi po ashtu se shpesh ekipi nuk varet plotësisht nga golat e Erling Halandit. Sulmuesi norvegjez ishte në fushë, në krah të Rojsit dhe holandezit Malen, por rrjetat u shënuan nga Hazar, Belingham, Dahud, këta të dy në minutat 87 e 89. Bajerni ka 43 pikë ndaj 37 të Dortmundit, që ka golaverazh shumë më poshtë, por që mbetet më i krahasueshmi me kampionët. Trajneri Marko Roze mbajti një fjalim të qetë dhe të matur në pushim të ndeshjes, ndërsa Frankfurti kryesonte 2-0. “Ne ishim të qetë dhe patëm besim tek vetja jonë, – tha Roze, – kjo do të na ndihmojnë për të ardhmen”.

Sfidanti.al