Një televizion spanjoll e nisi debatin duke shkruar se njëri nga kapitenët e Barcelonës ka marrë rreth 14 milionë euro rrogë në sezon pas pagesës së taksave, dhe bëhet fjalë për gazetarin katalanas, Ljuis Kanut. Pike u detyrua të reagonte në Tuiter dhe të sqaronte se në 6 muaj në vitin 2021 ka fituar pas taksave vetëm 2.3 milionë euro. “Këta njerëz paguhen nga televizionet publike për të mbrojtur miqtë e tyre, – shkruajti, – kini respekt për veten”. Edhe klubi i Barcelonës reagoi duke thënë se të dhënat e publikuara nga televizioni nuk janë të sakta, dhe se shifrat lidhen me shpërblime të ndryshme të cilat mund të mos arrihen kurrë.
Sfidanti.al