Dani Alvesh hyn në historinë e Barcelonës!

U rikthye për të dhënë një ndihmë dhe për t’u ndjerë i rëndësishëm. Dani Alvesh hyri në fushën e lojës për Barcelonën në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Linares Deportivos fituar 2-1. Mbrojtësi brazilian i krahut u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje për katalananasit në moshën 38 vjeç e 244 ditë duke thyer rekordin e Hoze Manuel Pintos, që kishte luajtur në moshën 38 vjeç e 190 ditë. Rikthimi i Dani Alveshit tek Barcelona ndodhi pas plot 2 054 ditëve, kur ai mbylli periudhën e gjatë dhe të suksesshme në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al