Kupa e Afrikës i kushton 60 milionë euro Liverpulit, merr Luis Diazin nga Porto!

E ndoqi nga afër pasi të dyja skuadrat u ndeshën në Champions dhe kuptoi se është një lojtar shumë i mirë. Luis Diaz mund të cilësohet lojtari më i mirë i Portos këtë sezon dhe Liverpuli ka vendosur ta marrë tani në janar për 60 milionë paundë stërlina. Trajneri Jurgen Klop është i detyruar të investojë sepse atij i janë larguar dy sulmuesit kryesorë, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, që janë bashkuar me ekipet e tyre kombëtare në Kupën e Afrikës. Ky është problem çdo dy vjet për të kuqtë, dhe tani me Luis Diazin, me Diogo Zhotanë apo edhe Firminon, si dhe Origin, Klopi mund të jetë më i mbuluar. Problemi është që kur të kthehen Salah e Mane, sulmi i të kuqve do të jetë i mbingarkuar.

Sfidanti.al