Lebron shënon 31 pikë, Lejkërsat arrijnë fitoren e tretë radhazi!

Edhe pse Entoni Dejvisi ende nuk është në parket, sërish duket se kalifornianët po kthejnë fletë dalë nga dalë. Në një sezon tepër të vështirë, Los Anxhelos Lejkërsat arritën të kenë më në fund, më shumë fitore sesa humbje në renditje, ndërsa u desh sërish Lebron Xhejmsi për t’ia dalë. Gjiganti 37-vjeçar vazhdon me ritmin e lartë, sikur të jetë në një rini të vonshme, duke shënuar 31 pikë në fitoren e vështirë 122-114 ndaj Sakramentos. Monk shënoi 24 pikë dhe Horton-Taker 19 për Liqenasit, dhe Uestbruku pati po 19. Lejkërsat kanë 20 fitore e 19 humbje (3 fitore radhazi dhe 4 në 5 ndeshjet e fundit), duke qenë në vend të 7-të në Perëndim.

Sfidanti.al