Mehmeti është basti i ri i presidentit Demi për Partizanin!

Kur mori Ilir Dajën, numri 1 i klubit u shpreh se “blerja më e mirë është trajneri”, ndërsa shtoi se “Daja do të largohet kur të dalë unë në pension”. Gjithsesi, futbolli shpesh të nxjerr zbuluar, siç Partizanit i ka ndodhur shpesh herë, sidomos me trajnerët e huaj dhe me ata që kanë ardhur me shumë bujë. Demi vendosi të vinte një tjetër bast për stolin duke ia besuar skuadrësn Dritan Mehmetit, trajnerit të ekipit B, si dhe zëvendësit të Skënder Gegës kur dolën kampion në 2019. Pra, një “copë titulli” kthehet në drejtim, me Demin që nuk ka dashur të provojë emër tjetër, si Shpëtim Duron, një partizanas i vjetër, apo edhe Skënder Gegën për ta kthyer përsëri. Të shohim se do të jetë basti me Tan Mehmetin.

Sfidanti.al