Tamponët e fundit në Mynih kanë krijuar probleme të tjera. Edhe dy lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë dhe këta janë Lykas Hernandez dhe Tangui Nianzu. Jo vetëm kaq, por 3 tampone nuk ishin përfundimtarë, pra dyshohet për Dajot Upamekanon, Josip Stanishiçin dhe Leroi Sanenë. Ndërkaq, pozitivë që më parë janë Nojer, Koman, Toliso dhe Riçards. Një numër i madh lojtarësh të sëmurë e të dyshuar, që do të thotë plot 9, që ia vështirësojnë punën trajnerit Julian Nagelsman gjatë fazës përgatitore të dimrit që nisi sot.
Sfidanti.al