Konte nuk e kritikon VAR-in edhe pse Totenhemit ku anulua 3 gola!

Batuta e trajneri italian ishte që mendoi se Harri Kejn shënoi dy herë në sfidën e Premier Ligës, që ekipi i tij nuk e fitoi dot në fushën e Sauthemptonit. Përfundoi 1-1 në stadiumin e “Shën Mërisë” me Armando Brojën që ishte në fushë rreth 20 minuta si zëvendësues. Totenhemit iu anuluan 3 gola, ndërsa rrjeta e shënuar nga Kejni u quajt e parregullt për shkak të VAR-it, ndonëse pamjet nuk duken se ka qenë jashtë loje. “Nuk dua që të hyj në këto situata, – tha Konte, – gjyqtarët dhe VAR-i përpiqen të bëjnë më të mirën, shpresoj që të marrin gjithnjë vendimet e drejta, por unë mendoj se Harri Kejn shënoi dy herë”. Po ashtu, një gol u anulua pas një gabimi të portierit vendas, por u quajt faull në sulm, diçka sërish e dyshimtë.

Sfidanti.al