Sezoni i ekstremeve, Dortmundi shkon nga “parajsa” në “ferr”

Në renditje nuk është keq, dhe mund të quhet kampioni virtual i Gjermanisë nëse në turne nuk do të ishte Bajerni. Një ekip si Dortmundi nuk mund ta hedhë poshtë sezonin, por gjithsesi këta muaj ka kaluar nga një skaj në një tjetër, me lojra spektakolare dhe humbje të rënda. Kush e harron triumfin 5-2 ndaj Frankfurtit apo fitoren 4-3 në fushën e Leverkusenit, por nga ana tjetër si mund të justifikohet katastrofa 0-4 në Amsterdam ndaj Ajaksit në Champions? Më pas, humbja po me Ajaksin në shtëpi (1-3) që solli edhe eleminimin nga Liga e Kampionëve! Një goditje financiare, por sidomos goditje prestigji dhe një arsye më shumë për Erling Halandin që të largohet. Me 34 pikë, Dortmundi është larg Bajernit (43) pas fazës së parë, por me një diferencë të mirë nga ndjekësit, sepse Frajburgu ka 29 dhe Leverkuseni 28.

Sfidanti.al