Kapeni Tiranën… po del jashtë skenarit të kampionatit!

A meritonte të mbyllej në barazim Derbi midis Tiranës dhe Partizanit? Për hir të së vërtetës, arbitri Xhaja e dha kontributin e tij, edhe çunat e VAR-it s’mbetën pas, sidomos tek penalltia e Partizanit, e cila u gjuajt dy herë , sepse në të parën u shkel rregullorja! Po në të dytën, vallw mos u shkel përsëri rregullorja? Dy futbollistë kanë zbarkuar përsëri në zonë, ende pa u gjuajtur penalltia, por këtë herë çunat e VAR-it nuk e kishin mëndjen në mësim. Një barazim në Derbi, i kopsitur pa teklif mu tek pika e bardhë , do të shitej si një ngushëllim i madh, pas zallahisë që bën tifozeritë..

Një titull gazete theksonte se Tirana u tregua arrogante, deri në minutat shtesë të ndeshjes. Kjo ishte më shumë se e vertetë. Nuk mundi vetëm Partizanin , rivalin e tij historik, por mundi dhe arbitrat, madje dhe suflerët e prapaskenës , “të padukshmit”, që diku tërheqin dhe diku lëshojnë .. fijet e ndeshjeve.

Mund të pagezohen edhe si arkitektët e klasifikimit, ata që kujdesen që gara me anë të pikëve të kthehet në një ekuiacion, edhe më tollovitës si i vjetshmi. Ndaj, goli i dytë i Tiranës, mu në zemër të 10 minutave shtesë, prishi “skenarin” e Derbit, një derbi që doli nga kontrolli nga të gjitha anët: edhe në shkallët e stadiumit nga tifozët , edhe në fushë..për shkak të Tiranës, e cila me një gol vrau “dy vetë”: rivalin e tij, Partizanin dhe “djallin” që zakonisht nuk duket me sy të lirë….

Sfidanti.al