Mediat italiane shkruajnë se “Zonja e Vjetër” ka nevojë për golshënues, pra i duhet një qendërsulmues. Kush mund të jetë “bomberi” i ri i ish-kampionëve të Italisë? Flitet për Obamejangun e Arsenalit, Skamakën e Sasuolos dhe Antoni Marsialin e Mançester Junajtidit. Nuk dihet cili mund të vijë, edhe pse njëri prej tyre mund të merret, ndërsa një deklaratë e Fabio Kapelos sikur e largon pak shpresën e tifozëve tëk rikthimi i ekipit të tyre të zemrës. “Alegri bëri gabim që u kthye, – thotë Kapelo, – ai duhej të kishte shkuar tek Reali. Problemi i Juventusit është që krijon pak, sepse i mungon një lojtar që të organizojë lojën në mesfushë”.
Sfidanti.al