E habitshme, por e vërtetë. Një lojtar që cilësohej i tepërt në Katalonjë, që kishte rrogë të lartë dhe për të cilin ishte paguar një shumë tepër e madhe, tani nuk dëshiron të largohet nga katalanasit. Usman Dembele, sipas mediave në Spanjë, pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën për 5 vjet, madje duke ulur pretendimet për rrogën. Për momentin, pagesa e sulmuesit francez është 230 000 euro në javë, dhe klubi kërkon që të ulet për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Nga ana tjetër, Dembele u pagua gati 150 milionë euro tek Dortmundi, dhe katalanasit nuk kanë dëshirë ta humbasin me parametër zero verën e ardhshme. Dembele po luan mirë nën drejtimin e Ksavit dhe duket se trajneri ka ndikuar në qendrimin e tij.
Sfidanti.al