Akuzat e “L’Ekipit”: PSG, një skuadër e rrënuar nga klanet!

Nuk harrohen fjalët e ish-trajnerit Tomas Tuhel që thoshte se “më dukej vetja si ministër i sporteve kur isha atje, dhe merresha më shumë me imazhin dhe familjarët e lojtarëve, sesa me punën time”. Nuk mund të fshihet as palumturia e trajnerit të tanishëm, Maurisio Poçetino, ndërsa e përditshmja “L’Ekip” shkruan për problemet e brendshme të Paris SG. Me mbërritjen e Mesit dhe Ramosit, u shtua numri i “gjelave” që ishin Nejmar, Mbape apo edhe të tjerë. Konfliktet nisin me portën me duelin e Kejlor Navasit me Donarumën, problemet shtohen me sjelljen e Nejmarit që shpesh ka shkelur barazinë në ekip, me festat “e lejuara” për Mesin si dhe të Nejmarit, por edhe me krizën e sulmuesit Mauro Ikardi me gruan e tij, Uanda Nara. E fundit, por ndoshta më e rëndësishmja, është që lojtarët nuk besojnë se Kilian Mbape do të rinovojë kontratën.

Sfidanti.al