Grin dhe Kërri ndihmojnë Golden Stejtin që të fitojë

Dyshja e rëndësishme nuk lejoi që Uorriorsët të gabonin sërish, dhe për këtë arsye janë kaq të domosdoshëm. Drejmond Grin dhe Stefën Kërri lejuan Golden Stejtin që të triumfonte 113-98 ndaj Sakramentos duke kënaqur publikun në San Francisko. Grin, që kishte marrë edhe djalin e vogël në Arenë, realizoi një tripëll dabëll me 16 pikë, 11 topa në tabela e 10 asistë, ndërsa Kërri pati 30 pikë edhe pse gaboi shpesh për tripikë (4-12). Gjithsesi, ai vazhdon t’i afrohet shifrës së 3 000 koshave të tillë në karrierë, duke thelluar rekordin e NBA-së. Të dyja skuadrat patën mungesa për shkak të Kovidit, me Sakramenton që ishte me 7 lojtarë minus dhe vendasit me 5. Golden Stejti është skuadra e dytë më e mirë e sezonit në NBA, me 25 fitore e 6 humbje, një humbje më shumë sesa Feniksi.

Sfidanti.al