“Shpërthimi” i Leroi Sanesë, Bajerni po sheh yllin e vërtetë!

Pep Guardiola ndoshta nuk do të pendohet që e largoi sepse Mançester Siti ka kaq shumë talent saqë nuk kishte kohë të priste kur “t’i tekej” atij. Gjithsesi, tek Bajerni punojnë ndryshe dhe ja ku bavarezët po marrin frytet e filozofisë së tyre me Leroi Sanenë. Lojtari i talentuar i krahut ka realizuar një shpërthim të vërtetë këtë sezon duke pasur 11 gola e 11 asistë në 26 ndeshje. Ky është gati dyfishim i rendimentit në krahasim me vjet kur realizoi 10 gola dhe pati 11 asistë në 44 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Hansi Flik. Me gjasë, ai do të ndihmojë bavarezët sidomos në Champions, pasi Bundesligën ata e fitojnë edhe pa të.

Sfidanti.al