Heroi Xhanluka Viali: Kanceri nuk ka ikur, por unë do të luftoj!

Sulmuesi i shquar i dikurshëm i Italisë, i Sampdorias, Juventusit dhe Çelsit, pohon se ende është i sëmurë. Xhanluka Viali u diagnostikua me kancer në pankreas në 2017 dhe që nga ajo kohë ka nisur mjekimin. Në 2020, atij iu dha leja që të kthehej në profesionin e trajnerit, pasi është bërë më mirë, dhe u bë pjesë e stafit teknik të trajnerit të Italisë, Roberto Mançini. Bashkë me ish-shokun e tij tek Sampdoria ai u shpall kampion i Europës së bashku me ekipit të Të Kaltërve pas finales ndaj Anglisë. “Tumori ende është këtu tek unë, – pohon Viali, – dhe unë do të vazhdoj të luftoj që të jem këtu edhe për shumë vite në të ardhmen”.

Sfidanti.al