Ky vit duket se është ai i thyerjes së rekordeve dhe 2021-shi do të mbahet mend gjatë. Pasi Bajerni e Levandovski bënë “namin” në Gjermani, është radha e Mançester Sitit në Angli. Suksesi 4-0 në fushën e Njukasëllit bëri që kampionët në fuqi të thyenin tre rekorde. Ekipi i Pep Guardiolës arriti 34 fitore në kampionat në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Liverpulit të trajnerit Bob Pejsli me 33 vendosur në 1982. Po ashtu, Siti vendosi rekordin e ri të fitoreve jashtë fushe në një vit, me 18, një më shumë sesa ajo që kishte bërë Totenhemi 61 vjet më parë. Së fundi, “Qytetarët” kanë rekordin e më shumë golave në një vit kalendarik, 106, ndërsa kanë ende edhe dy ndeshje për të luajtur në 2021.
Sfidanti.al