Sa e madhe është kriza e Lidsit? Aq sa ul një 15-vjeçar në stol!

As në ndeshjet e ekipeve Shpresa nuk ndodh kjo, por futbolli i të rriturve shpesh është i pamëshirshëm dhe i paparashikueshëm. Plot 10 lojtarë minus kishte Lids Junajtidi në prag të ndeshjes që e humbi ndaj Arsenalit në Premier Ligë, aq sa trajneri Marselo Bielsa u detyrua të përfshinte në skuadër një futbollist 15-vjeçar. Ky ishte Arçi Grej (në foto), ndërsa 9 lojtarë ishin të dëmtuar dhe Diego Jorente ishte i sëmurë me Kovid. Gjatë ndeshjes me Arsenalin pësoi dëmtim edhe Xhek Harrison duke ia bërë edhe më të vështirë gjendjen Bielsës. Grej është vetëm 15 vjeç e 282 ditë si moshë dhe është produkt i akademisë së klubit, ndërsa të gjithë lojtarët e stolit të Lidsit kishin moshë mesatare 18 vjeç, e që të gjithë ishin në 21 vjeç.

Sfidanti.al