Alegri tashmë ndihet “trim”: Juventusi, i fortë edhe pa përforcime!

E kishte thënë edhe më parë, se gjëja kryesore ishte ndryshimi i mentalitetit për t’u bërë një skuadër e vërtetë. E konfirmon edhe pas fitores në Bolonjë trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri. “Skuadra jonë është e fortë, dhe kemi organikë shumë të mirë edhe pa përforcime, – u shpreh tekniku bardhezi, – duhet të punojmë me këta lojtarë që kemi, mund të përmirësohem lidhur me vlerësimin në veten e tyre dhe me rezultatet”. “Zonja e Vjetër” fitoi 2-0 në “Dal’Ara” me gola të Moratës dhe Kuadrados, ndërsa Paulo Dibala nuk luajti këtë herë për shkak dëmtimi. “Jam shumë i kënaqur nga fryma konkurruese që kishin djemtë, – shtoi Alegri, – ata vendosën zemrën në fushë dhe e merituam fitoren, por gjëja kryesore është të mos ulim vëmendjen dhe përqëndrimin. Jam i kënaqur për mentalitetin dhe “keqësinë” në luftim”. Një Juventus cinik që vazhdon të ndjekë zonën Champions në Serinë A.

Sfidanti.al