Kovidi më i fortë se Netfliksi apo Amazoni, i lë jashtë dhomave të zhveshjes në Angli!

Ka ligj, por ka edhe Maliq, thotë populli, dhe “Maliqi” në sportin ndërkombëtar e ka emrin koronavirus, aq sa po bën lëmsh ligjet dhe kontratat. Sipas sistemit ku ne jetojmë, dhe ku gjëja ndoshta kryesore është fitimi, janë krijuar lloj-lloj situatash që të fitohen para duke i shitur publikut gjithçka nga jeta e yjeve të futbollit, duke hyrë deri në dhomat e zhveshjes ku lojtarët “heqin brekët”. Gjithsesi, koronavirusi është një “Maliq” më i fortë se ligji, pasi epidemia që ka shpërthyer në Angli (thonë nga Omikroni) detyron autoritetet që t’ua presin shkurt klubeve: Nuk do të ketë kamera në dhomat e zhveshjes! Emocionet janë në plan të dytë, kryesore është siguria për shëndetin dhe jetën, edhe pse lojtarët shpesh bëjnë naze sepse nuk duan që t’u ulet rroga.

Sfidanti.al