Krutanët kanë fituar minimalisht 1-0 në ndeshjen ndaj rrogozhinasve në Superligë, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Ajazi në minutën e 61-të, duke i dhënë më në fund vetes shpresë për të mbijetuar në Superligë. Kastrioti i Ramadan Ndreut la pas një periudhë shumë të vështirë, me humbjet 1-6 me Kukësin e 0-3 ndaj Tiranës, për të marrë tri pikë që nuk e largojnë nga vendi i fundit, por e ndihmojnë t’u afrohet Egnatias dhe Skënderbeut. Sa për ekipin nga Rrogozhina, duket se po vazhdon të vuajë shkarkimin disa javë më parë të ish-trajnerit Gugash Magani, nën drejtimin e të cilit kishte marrë barazimet në fushën e Tiranës dhe të Partizanit. Ndërkaq, trajneri krutan, Ndreu, deklaroi se kjo fitore ndihmon, dhe se do të kishte qenë shumë e vështirë nëse nuk do të ishte fituar. Kastrioti ka 8 pikë ndaj 11 të rrogozhinasve.
Sfidanti.al