Trajneri torinez doli mjaft i mërzitur nga stadiumi i Venecias. Masimiliano Alegri ndoshta po kupton se ky është një sezon tranzicioni për Juventusin e tij, që nuk po mban ritmin, jo për titull, por as për kualifikimin në Champions. Diçka që nuk pritej aspak nga ekipi i tij dhe nga ai vetë si trajner, por ja që ky është realiteti. “Nuk dimë të lexojmë ato fragmente të ndeshjeve ku duhet të shtrëngojmë dhëmbët, – thotë ai, – 10-15 minuta në pjesën e dytë “na ikën dritat”. Na ndodhi ashtu si me Salernitanën, por në atë ndeshje ishim më shumë me fat. Nuk dua të mendoj për garën për në Champions, por për të luajtur siç duhet dhe për të fituar ndeshjet”.
Sfidanti.al